Ministri i Jashtem sllovak, Mirosllav Lajcak ka deklaruar se pavaresisht se nje numer i caktuar vendesh nuk e kane njohur Kosoven, shteti i ri i Ballkanit ekziston.

“Te gjithe duhet te marrim parasysh faktin se koha rrjedh ne nje drejtim dhe se Kosova ekziston, e njohim apo nuk e njohim ne”, ka pohuar Lajcak.

Me tej, duke e vene theksin tek Serbia, ai ka thene se BE nuk duhet t’i vendose asaj kushte per anetaresimin, por ka shtuar se edhe Serbia duhet te jete nje shtet me i komunikueshem.

“BE me siguri nuk eshte e gatshme qe te integroje shtetet me te cilat nuk ka komunikim, sepse kjo eshte kunder filozofise se funksionimit te BE-se”, ka shtuar Lajcak.

Top Channel