Jorida, psikologia me bukuri carmatosese

05/10/2009 18:55

Ata mblidhen te tre, here pas here, ne kete vend, qe eshte me i preferuari i tyre.

Te rrethuar nga fotot e njerezve te shquar dhe mes librave, diskutimet e tyre te zjarrta  perqendrohen tek Psikologjia.

Jane Jorida, profesor Tupja dhe Mirela Sulaj. Edhe pse kane kundershti, gjithmone mes tyre ka nje te “mesme te arte”.
 
Jorida Rustemi, sapo ka kapercyer te 30-tat, por e lumtur me ate qe ka arritur. Thote se ka pak kohe qe eshte kthyer nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ku per dy vjet ndoqi studimet master  prane Universitetit Shteteror te Emporias, ne Kansas, ku u vleresua  me graden ne Psikologji Klinike me rezultate te shkelqyera.

Pjese e punes dhe profesionit te saj jane edhe shkrimet.

Mirela Sulaj eshte nje nder bashkepunetoret e saj. Ajo thote se e njeh keshtu ‘psikologen tone”:  

“Na ka lidhur pasioni qe ne kemi per psikologjine. Me miresine e saj Jorida ka fituar simpative e koleve dhe studenteve. Jorida nuk eshte vetem nje vajze e bukur, por edhe teper e mencur”, thote Mirela.

Pervec punes si lektore prane Fakultetit te Shkencave Sociale, ne Tirane, Jorida Rustemi ka qene edhe bashkeautore ne broshurat dhe librat qe flasin per problemet e shoqerise shqiptare si  “Prostitucioni-Nje plage e hapur”, “Drogat”; “Lideret e rinj shkollore”; “Aftesi te punes me viktimat e trafikut njerezor”.

Nje tjeter konsulent i punes, Edmond Tupja thote se Jorida eshte nje psikologe qe di te futet ne shpirtin e njerezve.

“Jorida eshte nje vajze shume e talentuar ne kete fushe dhe ka nje zgjuarsi natyrale dhe te kultivuar”, thote Tupja.
 
E bukur dhe  elegante, terheqese dhe e mencur.

Jorida thote se perpara nje pamjeje engjellore apo joshese, cdokush çarmatoset e priremi te jemi me pozitive, por njerezit duhen gjykuar per ate jane e ate qe bejne.  

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta