Itali, sulm me arme ndaj nje kosovari
05/10/2009 23:35
Tre persona, te dyshuar si shqiptare kane hyre ne nje hotel te vogel ne Firence te Italise duke qelluar me arme ne drejtim te nje shtetasi kosovar, punonjes i hotelit.
Fatmiresisht plumbat e qelluar nga tre personat ende te paidentifikuar nuk e kane goditur shqiptarin e Kosoves.
Autoritetet italiane njoftojne se jane duke punuar per zbardhjen e ngjarjes dhe se kane marre ne pyetje viktimen e sulmin i cili mendohet qe ka qene edhe objektivi i sulmit.
Top Channel