
Asnje pacient qe do te vizitohet ne spital nuk do te kaloje pa u shenuar nga mjeket.
Ne nje regjister te posacem mjeket do t’i shenojne te gjitha te dhenat e pacienteve. Kjo duke u nisur nga momenti qe spitalet do te futen ne skemen e sigurimeve shendetesore, proces i cili ka nisur gati dy vjet me pare ne sistemin paresor.
Sipas Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor, kjo eshte propozuar te behet qe cdo para qe vjen nga vizitat e pacienteve ne spitale te mos shkojne me ne xhepat e mjekeve ne menyre te pakontrolluar.
“Paraja qe do te vije ne menyre zyrtare, do te shkoje per pacientin, mjeket do te evidentojne ne fund te cdo dite vizitat, pacientet e shtruar, ditet e qendrimit, diagnozen, menyren e mjekimit, medikamentet dhe gjithcka tjeter”, ka sqaruar drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana.
Futja e spitaleve ne skemen e sigurimeve, jo vetem qe do te sjelle sherbim cilesor per pacientin, por do te beje qe shume sherbime te ofrohen edhe ne spitalet rajonale, duke bere qe pacientet te mos vijne te gjithe ne Tirane per trajtime apo ekzaminime.
Nje tjeter faktor i rendesishem me futjen e spitaleve ne skeme, eshte edhe vendosja e menaxhereve ne krye te tyre, ne menyre qe qendrat te kene miremenaxhim te fondeve nga nje specialist ekonomist.
Pacienti qe nuk ka rekomandimin e mjekut te familjes nuk do t’i jepet asnje sherbim ne spitalet e qyteteve, aq me shume ne qendren spitalore universitare “Nene Tereza”. Ne nje takim te perbashket me Institutin e Sigurimeve te Kujdesit, ministri i sapoemeruar i Shendetesise ka kerkuar nga mjeket ne te gjithe vendin te ndihmojne permiresimin e gjendjes se spitaleve, duke zbatuar sistemin e referimit.
Kjo do te thote qe pacientet te cilet kane mundesi te marrin sherbime ne spitalet e rretheve apo kryeqytetasit qe mund te zgjidhin problemet ne qendrat e lagjeve apo poliklinika nuk duhet ta bllokojne punen ne spitalet sekondare apo terciare.
Top Channel