
Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka deklaruar se do te kerkoje zgjidhje konstruktive per emrin pavaresisht se kush do krijoje qeverine ne Greqi.
Gruevski thote se deshiron zgjidhje ne menyre qe mos pengohet integrimi i vendit te tij ne Bashkimin Europian.
“Ashtu si edhe ata, edhe ne kemi çeshtje tonat te rendesisshme, dhe prandaj keto çeshtje do te vazhdojne te jene pjese e bisedimeve. Pavaresisht nga fituesi ne duam te gjejme nje zgjidhje”, tha kryeministri Gruevski.
Nderkohe ne nje tjeter reagim qeveria maqedonase pershendet terheqjen e enciklopedise se publikuar nga Akademia e Shkencave. Zedhenesi shqiptar i qeverise, Shefki Duraku thote se pas ketyre ngjarjeve eshte normale qe dikush te mbaje pergjegjesi, e me e mira do te ishte doreheqja e kreut te Akademise.
Ky i fundit ka kerkuar qe qeveria te mos nderhyrje ne punet e Akademise dhe ka kundershtuar ne cdo menyre largimin nga detyra e tij.
Top Channel