Grindje mes piloteve e asistenteve ne fluturim

05/10/2009 11:05

Fillimisht fyerje, me pas shtyrje te njeri-tjetrit dhe ne fund nje grindje e vertete mes piloteve dhe asistenteve te udhetimit ne nje avion te linjes Air India.

Sipas “Times of India”, sherri i ndodhur ne nje prej fluturimeve nderkombetare perfundoi me pezullimin e dy piloteve dhe dy anetareve te ekuipazhit.

Gazeta sqaron se, ndersa avioni ishte ne fluturim nga New Delhi ne Sharjah te Emirateve te Bashkuara Arabe, disa anetare te ekuipazhit nisen te shkembejne fyerje mes tyre, pasi nje stjuardese akuzoi pilotet per ngacmim seksual. E gjitha kjo ndodhi para pasagjereve qe ndodheshin ne bord.

Sherri u perkeqesua ne kuzhinen e avionit, ndersa dy pilotet lane bosh kabinen e tyre. Gjate incidentit, njeri prej tyre kercenoi se do ta drejtonte avionin drejt Pakistanit.

Top Channel