
Policia e Gjirokastres ndaloi dje pasdite 25-vjecarin Saimir Tafa, lindur dhe banues ne Memaliaj, pasi ai ishte denuar nje vit me pare nga drejtesia shqiptare me 8 muaj burg ne mungese, per vepren penale te “dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit kundrejt fitimit”.
Tafa ka ndihmuar ne vitin 2008 per te kaluar kufirin e gjelber per ne shtetin grek ne menyre klandestine kater persona nga rrethe te ndryshme te vendit kundrejt pageses prej 1500 eurosh per person. 25-vjecari ishte shpallur ne kerkim nje vit me pare, ndersa ndalimi i tij u be mesditen e se dieles nga sherbimet e policise kufitare te Kakavijes.
Policia kufitare e Kakavijes ndaloi dje pasdite edhe nje person te denuar me 45 dite burg per vepren penale te vjedhjes.
Burime zyrtare nga Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit per Qarkun e Gjirokastres pohuan se Viktor Trota, 19 vjec, lindur ne Kukes dhe banues ne Bathore te Tiranes, eshte ndaluar fale sistemit te te dhenave TIMS, ne momentin kur autoritetet greke e kishin dorezuar ate prane pikes se kalimit kufitar te Kakavijes, pasi e kishin gjetur ne territorin e tyre pa leje qendrimi. Personi ne fjale ishte shpallur person ne kerkim nga Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane, pasi ne vitin 2007 ai ishte denuar 45 dite burg per vjedhje.
Top Channel