FSHF: Ne stadium vetem fituesi i tenderit
05/10/2009 16:25
Federata shqiptare e futbollit ka pranuar se transmetimi i ndeshjeve te skuadrave kryeqytetase, Tirana dhe Dinamo nga nje televizion i cili nuk eshte fitues i tenderit te organizuar nga FSHF dhe UFA Sport eshte i paligjshem.
Sekretari i pergjithshem i FSHF,Eduart Prodani ka pohuar se do t’i jepet fund edhe filmimeve te operatoreve te tjere televizive qe nuk e kane te drejten e transmetimit.
E drejta televizive e Superliges, aktualisht eshte shitur vetem per territorin shqiptar, nderkohe qe Prodani shtoi se po punohen qe kjo e drejte te shitet edhe per shtetet e huaja, te shitet emri i kategorise superiore, te ardhura te cila do te shkojne ne favor te klubeve shqiptare.
Top Channel