Fortuzi “refuzon” Tiranen

05/10/2009 08:10

Indrit Fortuzi i thote jo mundesise per te marre postin e trajnerit te Tiranes, i cili eshte bosh qe te shtunen, pas doreheqjes te parevokueshme te 64-vjecarit kroat Ilia Loncarevic, per shkak te rezultateve te dobeta, por edhe per arsye te marredhenieve jo te mira me drejtuesit e klubit bardheblu.

Ish-ikona e Tiranes, i cili ne CV-ne e tij ka te shenuar drejtimin e perkohshem te bardheblute pas largimit te Blazhe Slishkovic, por edhe ate te Skenderbeut, te cilin e ngjiti ne Kategorine Superiore ne fundin e sezonit te kaluar, ishte nje nga emrat me te perfolur per te marre drejtimin e klubit te tij te zemres.

Por ne kete moment deciziv ai eshte terhequr, ende pa marre nje oferte nga donatori Refik Halili. “Nuk do ta pranoj drejtimin e Tiranes, tha dje Fortuzi. Kjo eshte nje zgjedhje e imja, e cila vjen per arsye personale”. Por nuk mungojne zerat se ambiciet e “Zogut” per momentin jane te tjera, ku nuk perjashtohet pista politike.
 

Top Channel