Fier, sherr per gervishtjen e makinave

05/10/2009 08:25

Tre adoleshente jane perplasur me njeri-tjetrin duke arritur deri ne perdorimin e thikave, pas nje konflikti te lindur per shkak te gervishtjes se makinave.

Nje prej tyre eshte ne gjendje kritike per jeten, pas plageve te marra nga thika e bashkemoshatarit. Policia deklaron se te tre te rinjte jane plagosur, ndersa per njerin prej tyre eshte marre masa e arrestit, edhe pse ndodhet ne spital.

Ngjarja e rende, ku jane perfshire tre 16-vjecare ka ndodhur ne fshatin Ferme Clirim te Komunes Qender, rreth 4 kilometra larg qytetit te Fierit. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, mesohet se rreth ores 15.30 Sh. Caushi, S. Rama dhe A. Vernozi, te tre 16-vjecare dhe banore te fshatit Ferme Clirim, kane debatuar ne nje bilardo.

Burimet policore tregojne se debati mes te rinjve ka nisur disa ore para sherrit ne bilardo, per shkak te gervishtjes se makinave. S. Rama dhe Sh. Caushi kane qene duke levizur neper fshat me nje makine, nderkohe qe bashkemoshatari i tyre A. Vernozi levizte me nje makine tjeter dhe ne nje rruge makinat jane gervishtur.

Shkembimi i fjaleve fyese dhe kercenuese pas gervishtjes se mjeteve te te dyja paleve eshte pasuar rreth dy ore me vone ne bilardo. Pasi kane shkuar deri ne konfrontim fizik, A. Vernozi mesohet se ka gjetur nje thike dhe me te ka goditur ne drejtim te dy bashkemoshatareve. Nderkohe qe S. Rama ka marre dy plage te thella ne trup, shoku i tij i plagosur me lehte, Sh. Caushi, me anen e nje kacavide ka goditur A. Vernozin.

Ky i fundit ka marre plage me te lehta. Ne debat e siper mes tre te rinjve kane hyre persona te rastesishem, te cilet kane njoftuar edhe policine. Ne acarim e siper te situates tre te rinjte te plagosur, dikush me rende e dikush me lehte, jane transportuar per ne spitalin rajonal te Fierit.
S. Rama dhe shoku i tij Sh. Caushi jane futur menjehere ne sallen e operacionit. Mjeket thane se gjendja shendetesore e dy te rinjve eshte e rende dhe S. Rama paraqet rrezik per jeten, pasi thika e ka prekur ne pjesen e kraharorit dhe i ka shkaktuar hemorragji te madhe.
Po ne katin e dyte te spitalit te Fierit, ne repartin e reanimacionit gjendet edhe bashkemoshatari i tyre A. Vernozi.

Sipas mjekeve, ai ka dale nga gjendja kritike. Policia e ka prangosur ate ne mjediset e spitalit. Atij i eshte komunikuar edhe akuza e plagosjes se rende me dashje. Policia e ka cilesuar 16-vjecarin Vernozi autor te kesaj ngjarjeje, pasi nga hetimet e kryera prej saj ka dale se shkaktari i perplasjes me pasoja mes tre 16-vjecareve ka qene pikerisht ai.

Top Channel