E ze korrenti ne dush, vdes 18 vjecarja

05/10/2009 08:30

Nje vajze 18-vjecare nga rrethi i Fierit ka gjetur vdekjen pas goditjes nga rryma elektrike.

Ajo ka qene ne tualet, duke bere dush, nderkohe qe vonesa e saj ka shqetesuar familjaret, te cilet e kane therritur dhe me pas e kane gjetur ate te vdekur.

Burimet policore tregojne se mesditen e se dieles ka gjetur vdekjen 18-vjecarja Anxhela Gega, lindur e banuese ne fshatin Dermenas te rrethit te Fierit. Vajza konfirmohet se ka vdekur si shkak i goditjes nga rryma elektrike.

Vajza kishte hyre ne dush dhe familjaret nuk kishin degjuar apo pare asgje shqetesuese, pervec faktit qe ajo po vonohej shume. Ata kane tentuar te komunikojne me te, por pasi vajza nuk eshte pergjigjur kane hapur me force deren e banjes dhe e kane gjetur 18-vjecaren te shtrire pertoke pa shenja jete.

Cdo perpjekje per t’i dhene ndihme ka qene e kote. Pak minuta me vone, ne vendngjarje ka mberritur policia, qe ka bere transportimin e trupit te pajete drejt morgut te spitalit te Fierit dhe ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.
Nga keqyrja e trupit dhe kryerja e autopsise eshte arritur ne perfundimin se vdekja ka ardhur si pasoje e goditjes nga rryma elektrike.

Me pas, ekspertet e policise kane bere edhe keqyrjen e vendit te ngjarjes dhe kane konstatuar se vajza ishte goditur nga rryma elektrike, per shkak te instalimeve elektrike ne shtepi, qe ishin bere gabim. Sipas eksperteve te policise, instalimi i rrjetit elektrik ne banese ka shkaktuar shkarkimin e energjise nga bojleri, gje qe mund te kishte ndodhur edhe me pare dhe qe kishte rrezikuar per shume kohe te gjithe anetaret e familjes Gega.

Top Channel