Berisha fton opoziten ne parlament

05/10/2009 14:30

Kryeministri Sali Berisha ka ftuar sot opoziten qe te jape kontributin e saj ne parlament per reformat.

Ne mbledhjen e deputeteve demokrate, Berisha theksoi se reformat kerkojne dhe kane te nevojshme oponencen ne parlament, ndersa premtoi se zeri i opozites do te degjohet me seriozitetin me te madh.

“Ne ato rekomandime te OSBE-ODIHR, opozita do te kete ze kryesor”, u shpreh Berisha.

Po ashtu kryeministri kerkoi qe me pranine e saj opozita duhet te tregoje se e mbeshtet liberalizimin e vizave, ndersa shprehu bindjen se shumica do te vazhdoje punen e saj per plotesimin e kushteve.

Top Channel