
Ne Korce ka triumfuar Apolonia e Fierit, teksa ka shenuar plot 3 gola “serbe” ne porten e Skenderbeut.
“Ujqerit e debores” nuk kane fituar dot ne shtepi, duke mbetur ne kuoten e 9 pikeve ne renditje, ndersa fieraket kane grumbulluar 12 pike dhe demonstrojne fuqishem forcen e tyre ne kete kampionat, ne perpjekje per te realizuar objektivin e tyre, marrjen pjese ne Kupat e Europes. Spektakel dhe bollek golash ne Korce ne nje sfide interesante.
Takimi perfundoi 2-3 ne favor te Apolonise, me pese gola te shenuar, qe te gjithe ne pjesen e pare, ku ne fund te sa, brenda pese minutash u realizuan tri gola. Edi Cajku hapi serine e golave ne minuten e 8 per Skenderbeun, duke cuar ne delir mbi 3500 tifoze te pranishem ne stadium, ku ne tribunen VIP ishte trajneri i Kombetares, Josip Kuzhe dhe presidenti i FSHF-se, Armando Duka.
Goli i katert per Edi Cajkun ne kampionat, duke barazuar keshtu Elis Bakajn e Dinamos. Vetem tri minuta pas nje gabimi ne mbrojtjen korcare, mesfushori serb i Apolonise, Sead Haxhibulic, barazoi shifrat 1-1 ne minuten e 11. Pas nje pauze 30-minuteshe, ne te 41’ te goli u rishfaq serish Apolonia, me ane te Semir Haxhibulicit, vellait te Seadit. Sulmuesi kroat i Skenderbeut, Milian Guerrib, shenoi pas vetem nje minute, ne te 42’, golin e barazimit 2-2. Goli i trete per kroatin 23-vjecar.
Goleada ne Korce vazhdoi me golin e sulmuesit serb te Apolonise, Mladen Brkic, i cili realizoi ne minuten e 44-t. Me rezultatin 2-3 u mbyll pjesa e pare, por edhe krejt ndeshja. Apolonia u ngjit ne kuoten e 12 pikeve, tashme ne vendin e trete, me vetem 2 pike larg vendit te dyte, Beses dhe 4 pike larg Dinamos kryesuese (16 pike).
Per Skenderbeun, kjo ishte humbja e pare ne shtepi pas nje serie prej tri fitoresh. Sidoqofte, skuadra korcare ka sulmin me te mire ne kampionat, me 11 gola te realizuar. Humbja e djeshme konfirmon faktin se objektivi i tyre vazhdon te mbetet qendrimi ne Kategorine Superiore.
Top Channel