
Thellohet me tej kriza ne skuadren e Milanit. Ronaldinjo shpeton “nderin” e kuqezinjeve ne minutat e fundit te takimit duke barazuar golin e shenuar nga Tiriboki per Atalanten.
Megjithese kjo e fundit luajti per 50 minuta me 10 lojtare pas daljes me karton te kuq te Randanovic ne minuten e 40 te pjeses se pare Milani nuk arriti te marre me shume se nje pike ne “Atleti Axurri”.
Nderkaq ne ndeshjet e tjera, Roma fiton ndaj Napolit me rezultatin 2-1 fale nje dopiete te Totit qe permbysi golin e shenuar me pare nga Laveci per Napolin. Sampdoria ndalet nga Parma ne fushen e saj. Skuadra e Del Nerit eshte mjaftuar me nje barazim 1-1. Xhenoa mund ne transferte Bolonjen me rezultatin 1-3. Rezultati i bardhe 0-0 i ka dhene nga nje pike Fiorentines dhe Lacios ne Firence. Edhe Siena Livorno mbyllet me rezultatin e bardhe 0-0.
Kievo e Bogdanit ka fituar ndaj Kaljarit ne transferte me rezultatin 1-2, ku sulmuesi kuqezi u ndeshkuar ne minuten e 44 te pjese se pare me karton te verdhe.
Java e shtate e Serise A mbyllet me ndeshjen Palermo-Juventus ne oren 20:45.
Top Channel