PS: Berisha te mos pengoje transparencen

04/10/2009 19:50

PS perserit qendrimin e saj se do te perdore cdo mjet demokratik qe do te mundesoje transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit.

Deputeti Taulant Balla tha se kryeministri i nje maxhorance ilegjitime nuk mund te pengoje opoziten ne hetimin dhe zbardhjen e te vertetave qe ndodhen ne kutite e votimit.

“Refuzimi kerkeses per zbardhjen e zgjedhjeve eshte prova me e qarte e masakres elektorale qe fshihet ne kuti ne kerkojme administrimin dhe kontrollimin i procesverbaleve dhe e fleteve te votimit”, u shpreh deputeti Balla.

Ajo qe kerkon PS sqaron deputeti Balla eshte brenda kuadrit ligjor dhe kushtetues, bazuar edhe ne interpretimin e Gjykates Kushtetuese sipas te ciles, e drejta e parlamentit per te ngritur komisione hetimore edhe prerogative eshte nje mjet i domosdoshem qe i nevojitet parlamentit per te perfeksionuar pushtetin e tij legjislativ.

PS forcon tonet ne lidhje me kerkesen e saj per hetimin parlamentar te zgjedhjeve te 28 qershorit, vetem disa dite pasi kryetari Edi Rama lajmeroi nisjen e protesttave popullore ne mbare vendin ne mbrojtje te demokracise.

Top Channel