Prifti: Cmimi i energjise, e drejte e ERE-s

04/10/2009 14:10

Pak dite pas aplikimit zyrtar te OSSH-se per rritjen e cmimit te energjise, ministri i Ekonomise dhe Enregjetikes, Dritan Prifti deklaroi se qeveria nuk mund te nderhyje ne percaktimin e tarifave, pasi ligji ia njeh kete te drejte vetem Entit Rregullator te Energjise.

Kreu i energjetikes i ka bere thirrje entit qe ne vendimin per percaktimin e cmimeve te reja te energjise te mbaje parasysh detyren e tij kryesore qe i ngarkjon ligji, ate te mbrojtjes se konsumatoreve nga rritja abuzive e cmimeve.

OSSH i ka kerkuar entit qe te rrise me 23 per qind cmimin mesatar te energjise. Pasi te marre ne shqyrtim kerkesen, enti do te jape brenda dates 15 dhjetor vendimin zyrtar per cmimet e reja te energjise ne vend.

Top Channel