MotoGP, Lorenco fiton ne Portugali

04/10/2009 15:40

Spanjolli Horge Lorenco ka fituar Cmimin e Madh te Estorilit ne Portugali dhe ka rihapur luften per titull mes tij dhe italianit Valentino Rosi.

I dyti ne finish ka kaluar australiani Kejsi Stoner me Dukati duke lene pas tij Dani Pedrosa me Honda ne vendin e trete dhe Valentino Rosin me Jamaha ne vendin e katert.

Me fitoren ne Portugali Lorenco ngjitet ne kuoten e 232 pikeve duke ngushtuar diferencen me vendin e pare qe mbahet nga “The Doctor” me 250 pike.

Top Channel