Itali, familja me 3 shqiptare rrezohet nga dritarja

04/10/2009 14:30

Nene e bije sebashku me bashkeshortin dhe djalin ishin mbeshtetur ne dritaren e shtepise qe ndodhet ne Costa Volpino te Italise por papritmas kangjella eshte shkeputur.

Liljana Zeneli dhe vajza e saj 3 vjecare jane rrezuar nga kati i pare i viles, nga ku kane rene edhe bashkeshorti i saj Euterio Nava me djalin 10 vjecar Devis. 4 familjaret jane rrezuar nga rreth 3 metra lartesi dhe sipas te dhenave, ne gjendje me te rende eshte 40 vjecarja shqiptare por jo ne rrezik per jeten.

Bashkeshorti i saj dhe dy femijet kane marre plage me te lehta por edhe ata ndodhen te shtruar ne spital. Ngjarja ka ndodhur diten e shtune ne oren 19:20 ne rrugen “Fratelli Malgarotti 10” ne periferi te qytezes Pisogne.

Karabinieret po hetojne per te zbardhur dinamiken e incidentit por sipas te dhenave te para mendohet se bullonat qe mbanin kangjellat ndoshta jane shkeputur per shkak te peshes se madhe.

Top Channel