
Prej ores 07:00 te mengjesit qytetaret greke jane drejtuar tek kutite e votimeve per te zgjedhur perfaqesuesit e tyre ne parlamentin e vendit ne zgjedhjet e parakoheshme qe ka shpallur para nje muaji kryeministri Karamanlis.
Rreth 9.8 milion votues zgjedhin sot 300 nga mbi 3000 kandidatet e 23 partive politike prej te cilave vetem 4 ose 5 do te jene ne parlamentin grek. Rreth 2.5 % e trupes zgjedhore votojne sot per here te pare. Procesi zgjedhor deri ne oret e mesdites eshte zhvilluar normalisht ne rreth 20.000 qendrat e votimit ne te gjithe vendin.
Me shpejt nga te gjithe udheheqesit e partive ka votuar ne qytetin e Selanikut kryeministri Karamanlis, i cili ne deklaraten per mediat pas votimit eshte shprehur i sigurte per fitoren. Po ne Selanik ka votuar edhe udheheqesi i ultranacionalisteve greke Jorgos Karaxhaferis, partia e te cilit ka synim te siguroje nje perqindje te madhe ne keto zgjedhje sidomos ne veriun e Greqise.
Ndersa udheheqesit e tjere midis tyre edhe kryetari i opozites socialiste PASOK, Jorgos Papndreu kane votuar ne Athine. Rezultatet e zgjedhjeve te sotme pritet per here te pare te behen te njohura dy ose tre ore pas mbylljes se kutive, ne baze te nje sistemi te ri informimi qe do te jape vleresimin per 20 % te votave te numuruara, ndersa exit poll-et do te japin nje pasqyre ne oren shtate te mbremjes kur te mbyllet edhe kutia e fundit.
Papunesia, te ardhurat, kushtet e punes dhe pensionet, ne kushtet e krizes ekonomike qe kalon vendi, jane faktoret kryesore qe do te bejne greket t’i japin nje prej dy partive te medha voten e tyre. Ne sondazhet e fundit te dates 18 shtator, socialistet kryesonin me 5-6%, por nese ata nuk arrijne te sigurojne te pakten 151 vende ne parlament dhe perderisa nuk ka pasur asnje shenje per nje koalicion me partite e majta, ndosha vendit do t’i duhet te shkoje ne zgjedhje te tjera. Ne kete rast hyn ne fuqi ligji i ri zgjedhor, i cili i jep partise fituese 50 vende shtese ne paralment mbi perqindjen e siguruar duke siguruar keshtu shumicen.
Top Channel