Greket sot do te votojne per te zgjedhur qeverine e re pas shpalljes se zgjedhjeve te parakohshme nga kryeministri Karamanlis.

9.834.970 njerez me te drejte vote do zgjedhin sot mes mes socialisteve te drejtuar nga Papandreu dhe konservatoreve te Karamanlis. Numri i qendrave te votimit eshte 20.828, ndersa votuesit do te zgjedhin midis 23 partive.

300 nga 3.905 kandidatet per deputete do shkojne ne parlamentin grek. Ne zgjedhje nuk kane te drejte vote qindra-mijera emigrante te huaj, te ashtuquajturit prej shtypit vendas “qytetare fantazma”.

Jorgo Papandreu shihet ne Greqi si kryeministri i ardhshem, pasi sondazhet i japin nje favor te dukeshem ndaj Kostas Karamanlis. Menyra e te menduarit dhe stili politik ka bere qe shume analiste ta krahasojne ate me Barak Omaben dhe ta shikojne si shpresen per daljen nga kriza.

Top Channel