Bregu: 67 % i irlandezeve, date me e afert per Ballkanin

04/10/2009 20:00

Qe nga selia e OKB-se, kryeministri i Suedise, vendit qe mban presidencen e radhes te Bashkimit europian, kishte pohuar per Top Channel se zgjerimi i Bashkimit mbahej peng nga ndryshimi i traktateve themelues.

Por ratifikimi me referendum nga Irlanda hoqi pengesen e fundit kryesore qe traktati i Lisbones te hyje ne fuqi. Ndaj ne mesazhin qe i dergoi kryeministrit te Irlandes, kryeministri Berisha e siguroi ate per mirenjohjen e shqiptareve.

“Ky 67 % PO i irlandezeve perkthehet ne nje PO te forte dhe ne nje date me te afert per te gjitha vendet ballkanike qe aspirojne aderimin pa lene menjane detyrimet dhe kushtet qe duhet te plotesohen”, deklaroi Bregu

Deputeti Ditmir Bushati eshte specialist i Partise socialiste, per ceshtjet europiane.

“Me percaktimin e rregullave te reja axhenda e zgjerimit mund te intensifikohet me vendet e ballkanit sigurisht edhe me Turqine”, tha Bushati.

Por per te marre statusin e vendit kandidat, qeveria do t’i pergjigjet shume shpejt nje pyetesori me 2000 pyetje, te pergatitura ne Bruksel. Pergjigjet e qeverise shqiptare do t’i lejojne organit ekzekutiv te Bashkimit qe eshte Komisioni Europian, qe te pergatise rekomandimet e tij per organin vendimmarres, Keshillin e Ministrave.

Top Channel