Presidenti serb Boris Tadic ka deklaruar se Beogradi po ndjek nje politike paqesore per zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves, e cila sipas tij perben problemin me te madh nacional te Serbise.

“Serbia po e trajton ceshtjen e Kosoves si nje problem diplomatik dhe te se drejtes, duke iu permbajtur politikes paqesore”, ka pohuar Tadic ne nje interviste per nje te perditshme sllovene.

Kreu i shtetit serb ka theksuar se Evropa duhet te reagoje ne te njejten menyre si Serbia dhe jo te vendose kushte te papranueshme.

“Nese Serbia po mban nje qendrim te tille per zgjidhjen e problemit te saj me te madh kombetar, atehere edhe Evropa duhet te reagoje ne menyre racionale dhe jo te vendose kushte te papranueshme”, ka nenvizuar Tadic.

Ai ka theksuar se shqiptaret e Kosoves kane te drejtat e tyre legjitime dhe se Serbia nuk pretendon ta zgjidhe problemin e saj duke cenuar keto te drejta.

Me tej Tadic ka shtuar se ne Serbi, para 15 muajsh 70% e qytetareve mendonin se Kosova eshte problemi me i madh, ndersa sot ky numer ka zbritur ndjeshem ne 6 per qind.

Top Channel