Superliga, Dinamo merr kreun

03/10/2009 18:20

Goli i Malarkas i ka dhuruar fitoren 1-0 Dinamos ne fushen e Lacit dhe kryesimin e Superliges, nderkohe qe traineri i Tiranes, Ilija Loncarevic ka dhene doreheqjen e parevokueshme pas barazimit 1-1 me Kastriotin ne “Qemal Stafa”.

Dinamovitet e drejtuar nga Shkelqim Muca kane hasur shume veshtiresi perballe lacianeve, te cilet ne pjesen e pare nuk i dhane mundesine kryeqytetasve te shenjestronin porten e tyre.

Perpjekjet e bluve jane shperblyer ne fillimin e pjeses se dyte, ku pas nje goditjeje denimi, gjuatja e Malarkes, ky i harruar nga mbrojtja vendase, e dergoi topin ne rrjete.

Lojtaret e Lacit tentuan me te gjitha menyrat per te shenuar golin e barazimit dhe per te gezuar tifozet e tyre, por pa rezultat.

Triumfi ne Lac e ngjit skuadren e Dinamos te vetme ne krye te klasifikimit me 16 pike, 2 me shume se Besa e vendit te dyte.

Pas humbjes me Apolonine, Tirana ka pesuar nje tjeter goditje, kete here bardheblute kane barazuar 1-1 me Kastriotin e vendit te 9.

Keshtu kroati Loncarevic behet traineri i peste qe largohet nga detyra per shkak te mungeses se rezultateve.

Ka zhgenjyer ne javen e 6-te edhe Teuta, qe eshte mposhtur 4-1 nga Shkumbini. Vetem 45 minutat e para u kane mjaftuar peqinasve qe te regjistronin fitoren e dyte.

Caushaj me nje dopiete, Dervishi dhe Mustafaj ishin autoret e golave per Shkumbinin, nderkohe qe golin e nderit per durrsaket e shenoi Hysa ne pjesen e dyte.

Java e 6-te e Superliges do te mbyllet te dielen me sfidat Flamurtari-Vllaznia dhe Skenderbeu–Apolonia.

Top Channel