
I jane dashur kater minuta shtese dhe nje autogol Mancester UTD qe te shpetonte nga humbja me Sanderlend ne “Old Traford”.
Ne javen e tete te Premier Liges “djajte e kuq” jane mposhtur brenda 90-minuteshit nga skuadra e Lorik Canes, por ne minuten e 93-te nje goditje e Evrase eshte shnderruar ne gol nga mbrojtesi i Sanderlendit, Ferdinand.
I perhershmi Daren Bent ka kaluar ne avantazh skuadren e Stiv Brus qe ne minuten e shtate duke cuar topin aty ku nuk arrinte dot portieri i Mancesterit.
Ka perfunduar me rezultatin 1-0 pjesa e pare, nderkohe qe ne te dyten sulmuesi bullgar Berbatov me nje rrotullim gjen kendin e portes se Sanderlendit per te barazuar rezultatin.
Kur u duk se do te permbyste gjithcka, Sanderlendi sulmon dhe 7 minuta me pas Xhons shenon edhe golin e dyte duke kaluar serish ekipin ne avantazh.
Kur kishin mbetur dhe rreth 5 minuta nga perfundimi i lojes, Ricardson del me kartonin e kuq duke i krijuar shume veshtiresi skuadres se tij, te ciles i duhej te perballej me furine e “djajve” ne minutat e fundit te lojes dhe ne kohen shtese kur nga nje rremuje ne zone Evra godet dhe Ferdinand devijon topin ne porten e tij, duke i prishur endrren Sanderlendit per te marre tre pike ne “Old Traford”.
Top Channel