
Ende pa perfunduar eliminatoret e Boterorit 2010, FSHF dhe trajneri Josip Kuzhe po punojne per edicionin e ardhshem futbollistik, Kampionatin Europian.
Per te pergatitur sa me mire skuadren kuqezi per eliminatoret e Euro 2012, te shtunen, me 14 nentor, Shqiperia do te zhvilloje nje ndeshje miqesore me Estonine. Kjo eshte data e pare e parashikuar nga FIFA per zhvillimin e ndeshjeve “play-off” ne zonen europiane, ku do te percaktohen kater skuadrat e vendeve te dyta ne grupe, qe do te shkojne ne Afriken e Jugut.
Ndeshja do te luhet ne shtetin me territor 45227 kilometra katrore, ne kryeqytetin Talin. Shtepia e perfaqesueses estoneze te futbollit eshte stadiumi “Lilekula”, me kapacitet rreth 9700 vende. Kjo miqesore shihet si nje test i mire pergatitor per skuadren e Kuzhese, duke qene se kundershtaret jane te nje niveli me te dobet se Shqiperia.
Nje mundesi e mire per te eksperimentuar me lojtaret dhe me skemat e ndryshme te lojes se kuqezinjve. Lojtaret me te mire te perfaqesueses se drejtuar nga trajneri Tarmo Rutli jane mbrojtesit Ragnar Klavan (Az Alkmar) dhe Enar Jager (Askoli). 30-vjeçari Raio Piroja, i cili militon me Fredrikshtad ne eliten e futbollit norvegjez, mban shiritin e kapitenit, ndersa 31-vjeçari Andres Oper eshte golashenuesi me i mire ne historine e skuadres, me 35 gola ne 114 ndeshje.
Rezultati me i mire qe Estonia ka arritur se fundmi eshte barazimi 0:0 me Portugaline, ne miqesoren e 10 qershorit 2009. Ne eliminatoret e Kupes se Botes 2010, kjo skuader renditet e pesta ne Grupin 5: ne 8 ndeshje kane grumbulluar 5 pike, duke shenuar 7 dhe pesuar 22 gola. Ne kete grup luajne edhe Spanja, Bosnje-Hercegovina, Turqia, Belgjika dhe Armenia.
Nderkohe, federata ka zbardhur programin stervitor te Kombetares, per grumbullimin 8-ditor perpara ndeshjes se fundit ne grup me Suedine.
Skuadra do te pergatitet ne Frankfurt te Gjermanise dhe prej se martes se ardhshme (me 6 tetor) do te akomodohet ne hotelin “Residenz Limburgerhof”, ndersa pasdite do te zhvilloje seancen e pare stervitore. Ngarkesa fizike do te jete e plote ne dy ditet ne vazhdim, ndersa me date 9 eshte parashikuar vetem nje stervitje.
Te shtunen, me date 10, kuqezinjte do te luajne miqesoren me Greuther Furthin (ora 15:00). Me 13 tetor, vetem 24 ore perpara ndeshjes me skuadren e Lars Lagerbak, perfaqesuesja do te udhetoje drejt Suedise, ku do te zhvilloje edhe stervitjen zyrtare ne stadiumin “Rasunda”.
Top Channel