
Shoqata Mbarekombetare e Integrimit te te Burgosurve dhe te Perndjekurve Politike kerkon kthimin e opozites ne Kuvend dhe thekson se koalicioni PD-LSI nuk e cenon politiken e Partise Demokratike ndaj te perndjekurve politike.
Çdo veprim apo lekundje ndaj shtreses fisnike do te ishte nje humbje identiteti i se djathtes qe perfaqeson kjo parti dhe ky koalicion. Bazuar ne Konventen Nderkombetare per te Drejtat dhe Lirite e Njeriut si dhe ne Rezoluten e Keshillit te Europes per Denimin Nderkombetar te Krimeve te Komunizmit, kjo shoqate i kerkon qeverise emergjencen e nje strategjie kombetare per integrimin e ish te perndjekurve politike, viktimave te tortures komuniste.
Gjithashtu te perndjekurit kerkojne pjesemarrje ne qeverisje ne nivelet kushtetuese dhe administrative, bazuar ne moralin dhe profesionalizmin e kapaciteteve intelektuale.
Po keshtu, ish te perndjekurit kerkojne “denimin” e diktatorit Hoxha dhe heqjen e te gjithe titujve, si diktatori me i eger dhe me kriminal ne te gjithe Europen.
Top Channel