I semuri mendor, atentat me granata

03/10/2009 09:35

Nje shperthim granate ka tronditur mengjesin e djeshem qendren e Ksamilit. Per pasoje nje grua eshte plagosur rende, nderkohe qe mesohet se ajo ka qene shenjester e atentatit te kryer nga nje i semure mendor.

Ka qene pak para ores 06:00 te mengjesit te se premtes kur Liljana Barjami eshte sulmuar me dy granata dore nga Enver Myrtaj, ne qendren e lagjes se siperme te Ksamilit.

Burimet policore konfirmuan se Enver Myrtaj, duke mbajtur dy granata ne dore, i ka hedhur ato ne drejtim te shtetases Liljana Barjami, e cila ka qene duke shkuar per te nisur punen e perditshme ne kafenene e hotel “Adriani”.

Njera nga granatat ka shperthyer dhe gruaja eshte plagosur ne kembe. Nderkohe banoret e zones perreth, te alarmuar kane dale jashte dhe kane rendur ne ndihme te gruas.

Djali i Liljanes, Arkadi, qe flinte ne nje nga dhomat e hotelit te tij, ka dale jashte me te degjuar britmat e se emes. Ne çast ka pare se e ema gjendej e shtrire pertoke dhe jo shume larg saj, nje granate e pashperthyer.

Arkadi ka mundur te identifikoje se agresori i se emes ka qene 66-vjeçari Enver Myrto, i cili njihet prej banoreve te Ksamilit se ka probleme mendore. Ai eshte kujdesur qe Liljana Barjami te transportohej per ne spitalin e Sarandes, ku iu dha ndihma mjekesore ne repartin e kirurgjise.

Nderkohe mesohet se Myrtaj prej vitesh kishte shfaqur çrregullime mendore, ai debatonte shpesh me pjesetare te familjes Barjami, duke share e ofenduar, por kesaj here ka vendosur te hakmerret duke perdorur granatat e mbajtura nga viti 1997 ne banesen e tij.

Myrtaj eshte traumatizuar gjate ngjarjeve te vitit ‘97 dhe gjate tere ketyre viteve mbart fiksime per njerez qe mendon se e kane traumatizuar, duke u bere hera-heres agresiv ndaj tyre.

Pas hetimeve te kryera eshte  bere ndalimi i tij dhe ndaj tij rendon akuza e “vrasje e mbetur ne tentative”. Ne spitalin e Sarandes mjeket thane se gruaja 58-vjeçare, perveç tronditjes qe ka pesuar, ka edhe fraktura ne kemben e djathte dhe ka humbur shume gjak.

Nderkohe mesohet se familja Barjami para disa vitesh ka pesuar nje tragjedi: djali i tyre, Adriani ka gjetur vdekjen se bashku me bashkeshorten e tij, ne nje aksident te ndodhur ne lumin e Bistrices

Top Channel