
Erjon Bogdani eshte lojtari qe eshte zevendesuar me shume ne gjashte javet e para te Serise A. Sulmuesi shqiptar, se bashku me fantazistin e Kaljarit, Andrea Kosu, ka dale pese here nga fusha, duke mos pasur shans qe te luaje pergjate gjithe 90-minuteshit.
Statistika te çuditshme, mbi te gjitha per faktin se 32-vjeçari po kalon nje forme te shkelqyer si ne radhet e Kievos, ashtu edhe ne Kombetaren shqiptare.
Me fanellen kuqezi ai eshte shnderruar ne “bomberin” kryesor te trajnerit Kuzhe, duke shenuar rregullisht ne takimet e fundit, ndersa me ekipin e Di Karlos, sulmuesi spikati ne takimin qe veronezet mposhten 3:1 Xhenoan.
Me nje gol te shenuar dhe nje penallti te fituar, Bogdani u shpall lojtari me i mire i takimit dhe regjistroi paraqitjen me te mire ne dy vjet e gjysme ne ekip. Nje tjeter fakt i çuditshem eshte se te Kievo vazhdojne te mendojne se kuqeziu nuk e ka te sigurt vendin e titullarit: per sfiden e kesaj fundjave me Kaljarin, ashtu si ndodh perpara çdo ndeshjeje, Bogdani shihet ne balotazh me Granoken.
Top Channel