Besa ben gjithçka… perveç golit

03/10/2009 09:15

Besa nuk shkon me shume  se barazimi 0:0 ne fushen e Gramozit, ne takimin qe hapi javen e gjashte te Kategorise Superiore.

Kavajasit vazhdojne te mos njohin humbje ne kete fillim sezoni, por te premten ata kane konfirmuar problemet ne finalizimin e aksioneve.

Edhe pse te besuarit e trajnerit Shpetim Duro dominuan lojen dhe krijuan raste te pastra per shenim, topi nuk eshte derguar ne rrjeten e portes se mbrojtur nga Toçi. Ne krahun tjeter, ky rezultat mund te quhet i suksesshem per Agim Canajn, qe debutoi ne stolin e kolonjareve. “Dora” e trajnerit vlonjat u pa qarte: mbi te gjitha per presingun e larte dhe kundersulmet qe praktikuan debutuesit ne elite.

Ne fund, Gramozi u “rremben” nje pike te rendesishme kavajasve, te cilet ne kete sezon jane pretendente per titull. Ky eshte barazimi i trete ne gjashte ndeshje per skuadren juglindore, qe gjate pjeses se pare te takimit jane shfaqur rrezikshem ne porten e Shehit me Rustemin, Babajn e Dos Santos.

Sulmuesi brazilian, i cili ka qene lojtari me problematik per mbrojtjen e kavajasve, me shkeputjet e tij te shpejta nga e majta, tha pas ndeshjes per “SuperSport”: “Kemi luajtur mire ne keto jave te para, por fati nuk na ka ndihmuar shume. Objektivi i skuadres? Synimi eshte te renditemi ne mesin e tabeles, ne vendin e gjashte”.

Besa merr provizorisht kreun e klasifikimit me 14 pike, e tashme pret rezultatin e sfides Laçi-Dinamo. Skuadra zikalter vazhdon serine e rezultateve pozitive, gjithsesi trajneri Duro vazhdon te shprehet i pakenaqur me sulmuesit. Mancaku, Xhafaj, Çikalleshi e Mihani kane qene prane golit, por kane shperdoruar mundesite e krijuara.

Ne te 72-en edhe fati ka qene kunder miqve, me shtyllen qe i prishi festen Mihanit, i cili devijoi bukur me koke nje harkim te Mancakut. “Nuk jam i zhgenjyer nga ajo qe skuadra paraqiti ne fushe. Gjate gjithe ndeshjes kemi qene superiore. Mund te them se ndoshta jam i pakenaqur qe nuk arritem te finalizonim”, tha ish-ndihmesi i Oto Bariç. “Gramozi eshte nje ekip me shume kualitete, por ne jemi nje skuader me e kompletuar dhe dominuam ne pjesen e dyte. Na mungoi vetem goli. Duhet te jemi me kerkues ne fazen sulmuese”.

Nje tjeter problem me te cilin duhet te perballet tekniku i Beses jane demtimet: Fagu, Poçi e Çikalleshi u detyruan te largoheshin nga fusha. Per problemet e lojtareve te tij, Duro “akuzoi” Gramozin per lojen e forte. “Erseka meriton komplimente si debutuese, por realisht Gramozi ka luajtur shume rende, me nderhyrje te cilat na kane shkaktuar tri demtime, qe shpresojme mos te jene shume te renda”, shtoi ai.

Top Channel