Bakaj, ende ne dyshim per Suedine

03/10/2009 09:25

Vizitat mjekesore pas demtimit ne kavilje nuk kane sjelle lajme te mira per Elis Bakajn. Sipas stafit mjekesor te Dinamos, mesfushori me tipare sulmuese do te humbase sfiden e sotme me Lacin, nderkohe qe i eshte keshilluar te qendroje nje jave pushim absolut.

Lendimi ne seancen stervitore te se enjtes ka bere qe 22-vjeçari te jete seriozisht ne dyshim edhe per grumbullimin ne Kombetare, perpara ndeshjes me Suedine.

Burime zyrtare ne FSHF pohuan se ne oret ne vazhdim lojtari do t’i jape trajnerit Josip Kuzhe nje pergjigje perfundimtare, nese eshte ne gjendje te bashkohet me kuqezinjte ne Frankfurt. Nese problemi ne kembe nuk do t’ia lejoje nje gje te tille, ai do te qendroje ne Tirane, ndersa konfirmohet se kroati 56-vjeçar nuk do te therrase asnje zevendesues.

“Folem me Bakajn sapo perfundoi vizitat mjekesore dhe tashme presim pergjigjen e lojtarit, nese eshte ne gjendje t’i sherbeje skuadres. Gjithsesi, duke qene se jane grumbulluar 21 lojtare, nuk do te merret asnje zevendesues”, konfirmoi menaxheri i Kombetares, Denis Bastari.

Top Channel