Bisedimet ndermjet Maqedonise dhe Greqise per ceshtjen e emrit do te rifillojne menjehere pas perfundimit te zgjedhjeve te parakohshme ne Greqi.

Zgjedhjet e parlamentare ne Greqi, qe do te mbahen neser dhe mbledhja e Asamblese se Pergjithshme te OKB-se kane risjelle ne vemendje ceshtjen e kontestit te emrit mes dy vendeve.

Gjate fushates zgjedhore ne Greqi eshte folur edhe per ceshtjen ne fjale, ku spikasin deklaratat e ministres se Jashtme Dora Bakojannis se, suksesi me i madh i qeverise ka qene arritja e unitetit te te gjitha partive politike per ceshtjen e emrit.

Gjithashtu, ajo ka theksuar se pa zgjidhjen e saj Maqedonia mund te ballafaqohet me veto edhe per anetaresimin ne BE.

Top Channel