Te merkuren, Ravena-Lacio per Filipin

02/10/2009 08:00

Te merkuren, me 7 tetor, Ravena dhe Lacio do te zhvillojne nje miqesore ne kujtim te Brian Filipit.

Pas idese se hedhur nga drejtori sportiv i bardhekalterve, Igli Tare, dhe trajneri Davide Balardini, klubet kane gjetur akordin dhe fiksuan daten e ndeshjes ne stadiumin “Beneli”.

Te gjitha perfitimet nga shitja e biletave do t’i kalojne familjes se sulmuesit te Kombetares Shpresa, i cili humbi tragjikisht jeten me 18 shtator, pas nje aksidenti. Tashme mbetet per t’u dhene vetem “drita jeshile” e Liges Pro, e cila duhet te shtyje ndeshjen e Kupes ndermjet Ravenes dhe Peruxhias, e parashikuar per t’u luajtur pikerisht gjate mesjaves se ardhshme.

Vendimi duket thjesht nje formalitet, edhe sepse drejtuesit e Peruxhias jane shprehur te gatshem qe ndeshja te luhet me 14 tetor. Ne mesditen e sotme, ne zyrat e klubit te Ravenes do te zhvillohet edhe nje konference per shtyp, ku do te prezantohen te gjitha detajet e ndeshjes se bamiresise.
Pas tragjedise ku futbollisti shqiptar humbi jeten, Ravena zbriti serish ne fushe, per sfiden e prapambetur me Foxhian. Skuadra nga krahina e Emilja-Romanjes i dha fund zise dyjavore per Filipin, duke fituar 2:1 ne transferte. Te gjithe futbollistet ia kane dedikuar fitoren sulmuesit 20-vjecar.

“Briani na udhehoqi drejt fitores dhe ky rezultat eshte i gjithi per te”, deklaroi Roseti, autori i golit te pare per Ravenen. I te njejtit mendim ishte edhe Toledo: “Zbritem ne fushe te vendosur per te marre tri piket dhe ia arritem qellimit. Kete fitore ia dedikojme shokut tone Brian Filipi, i cili do te jete perkrah nesh ne te gjitha ndeshjet”. Ne stadium nuk munguan banderolat nga tifozeria vendase, ne kujtim te ish-lojtarit te U-21 te Shqiperise. “Mirupafshim Brian” ishte parulla me te cilen mbeshtetesit e Foxhias kujtuan Filipin.

Per kete gjest te tyre, presidenti i Ravenes, Xhani Fabri, kerkoi te paraqitej me deshire ne konferencen per shtyp pas takimit. “Deshiroj te falenderoj tifozet e Foxhias per dedikimin ndaj Brianit. Ky ishte nje gjest i madh solidariteti ndaj ketij djaloshi, i cili u nda ne menyre te parakohshme nga jeta. E vleresuam faktin qe ata e kujtuan ish-lojtarin tone”.
Tashme kane filluar te publikohen edhe detajet e para te aksidentit qe  i mori jeten Filipit. Hetimet e para te policise italiane kane nxjerre perfundimin se gruaja 52-vjecare qe  drejtonte makinen, e cila perplasi per vdekje futbollistin shqiptar, nuk duhet te ishte ne timon. Kjo per faktin se patenta e saj kishte skaduar.

Shkaktarja e aksidentit rrezikon edhe te gjykohet per vrasje me dashje dhe mund t’i paguaje familjes Filipi nje demshperblim financiar, qe do te percaktohet nga gjykata. Nderkohe, motra e Brianit pretendon se nje deshmitar ne vendngjarje i ka bere te ditur se ne makine, ne momentin e ngjarjes, ndodhej edhe nje burre.

Filipi, i cili po shetiste ne rruget e Cervias se bashku me nje shok te skuadres, humbi jeten gjate transportit per ne spital, per shkak te perplasjes se forte dhe plageve te renda te shkaktuara.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA