
Besa e Kavajes ka barazuar pa gola me Gramozin dhe ngjitet perkohesisht ne vendin e pare te Superliges, ne pritje te hapit fals te Dinamos ne Lac.
Nje pjese e pare e ekuilibruar, me raste te krijuara dhe me pas te shperdoruara nga futbollistet e te dyja skuadrave.
Gramozi me Dos Santos, Hyseni dhe Olivira, nderkohe qe Xhafaj e Poci per Besen nuk arriten te zhbllokonin rezultatin.
Me rifillimin e lojes, eshte Besa ajo qe dominon lojen, madje duke kercenuar porten vendase, por portieri i ekipit vendas ishte i pakalueshem.
Rastin me te mire per shenim Besa e pati ne minuten e ‘71, por kete here ne ndihme te Gramozit erdhi shtylla qe nuk lejoi gjuajtjen e Nihanit te perfundonte ne rrjete.
E ka nisur me barazim aventuren tek Gramozi traineri Agim Canaj, skuader qe ngjitet ne kuoten e 6 pikeve, nderkohe qe Besa e Duros ngjitet ne krye me 14 pike, por me nje ndeshje me shume se Dinamo, qe luan te shtunen ne Lac.
Top Channel