
Kreshnik Qato do te ngjitet perseri ne ring, per te mbrojtur titullin e kampionit te botes ne versionin WBF.
31-vjecari ka parashikuar te zhvilloje sfiden e radhes me 24 tetor ne “Anhalt Arena” te qytetit gjerman, Desau. Dueli i Qatos do te zhvillohet ne mbremjen e organizuar nga “SES Boxing”, nje kompani mjaft e fuqishme promocionale ne Gjermani, ku dueli kryesor do te jete ai ndermjet kampionit aktual te botes per peshen e rende ne versionin WBF, Francois Bota (47-42, 28 KO’s) dhe gjermanit Uilli Fisher (37-6-1, 24 KO’s).
Emri i kundershtarit te boksierit shqiptar ende nuk eshte bere i ditur. Ai pritet te zbulohet vetem gjate diteve ne vazhdim nga “World Boxing Foundation”. Perballja e durrsakut qe jeton ne Angli do te jete sfida e dyte per nga rendesia ne ate mbremje.
Shqiptari ka zhvilluar 26 ndeshje ne rangun profesionit: 20 fitore, ku me e fundit eshte ajo me hungarezin Zoltan Surman ne korrik te ketij viti, ndersa ne gjashte prej tyre ai ka dale i humbur nga ringu.
Top Channel