
Me tre qendrimet pro dhe dy kunder te kolegjit penal, Gjykata e Larte ka zbardhur vendimin e pushimit te procedimit penal ndaj ish-ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu, per gjyqin “Gerdeci”.
Ky vendim, dhene me 14 shtator, pritet qe pas zbardhjes se tij te sjelle veprime te metejshme nga Prokuroria e Pergjithshme se c’do te beje me ish-te pandehurin e saj Fatmir Mediu.
Ne vendim thuhet se, “zgjedhja e te pandehurit Fatmir Mediu deputet i Kuvendit te Shqiperise dhe mungesa e nje autorizimi per procedim te Kuvendit te Shqiperise per kete person pas mandatimit si deputet, eshte nje prej rrethanave ligjore te parashikuara nga ligji ne baze te te cilit ndjekja penale e filluar ne ngarkim te te pandehurit Fatmir Mediu nuk mund te vazhdoje”.
Madje, kolegji sjell si rast te njejte edhe qendrimin e mbajtur nga gjykata e larte per Azgan Haklajn.
Gjykata e Larte citon vendimin e vitit 2002 qe thote: “Edhe pse i pandehuri Azgan Haklaj statusin e deputetit te Kuvendit e fitoi mbas nisjes se procedimit penal, kur ceshtja ndodhet ne gjykate, gjykimi i tij nuk mund te vazhdoje pasi gjykata ndodhet perpara rasteve te parashikuara ne nenin 290 te Kodit te Procedures Penale”.
Top Channel