KLSH sulmon gjykatat: Jane te korruptuara

02/10/2009 08:25

Kontrolli i Larte i Shtetit (KLSH) kritikon punen e bere nga gjykatat rreth vendimeve per shkelje ne administraten shteterore.

Ne tri vitet e fundit, KLSH ka kallezuar penalisht me dhjetera zyrtare, por asnje nuk ka perfunduar pas hekurave te burgut, pasi gjykatat zvarrisin vendimet. I pranishem ne Komisionin parlamentar per Ekonomine dhe Financat, kreu i KLSH-se, Robert Ceku, ka folur edhe per Gjykaten Administrative, te kerkuar nga biznesi.

Sipas tij, kur sistemi gjyqesor nuk funksionon si duhet, Gjykata Administrative do te jete nje blof i vertete. Ne komision merrte pjese edhe ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili se bashku me Cekun, kane paraqitur shifrat e buxhetit faktik 2008.

Duke folur per punen e bere gjate vitit 2008, Ceku vuri ne pah pengesat nga gjykatat per t’i shkuar deri ne fund hetimit me shkeljet ne administrate. Ne kete pike, kreu i KLSH-se e shikon te pavlefshme funksionin qe do te kete Gjykata Administrative.

“Ne qofte se sistemi gjyqesor nuk peson nje hop cilesor, permiresim cilesor te dukshem, te shtosh Gjykaten Administrative, nuk do beni gje tjeter vetem se do te shtoni nje hallke ne kete sistem ta themi cope, te korruptuar. Asgje nuk keni per te bere, ne gjykimin tim. Duhet te persoset njehere ky sistem qe kemi, sesa te shtojme dhe nje hallke tjeter e cila do te zbatoje praktiken qe zbaton ky tjetri. Bile me keq, ne qofte se do te jete me cikel te mbyllur ne gjykimin tim, ju do t’i jepni pushtet nje trupe gjyqesore te beje cfare te doje me biznesin”, tha para anetareve te komisionit parlamentar, Robert Ceku.

Kreu i KLSH-se nuk ka hezituar te sulmoje edhe Gjykaten e Larte. “Me perjashtim te ndonje rasti sporadik me shifra shume te vogla, pushteti gjyqesor nuk merret seriozisht me problemet tona. Une bej te pakten nje gje, qe mund te bej rekurs ne Gjykaten e Larte, deri ketu mund te shkoje KLSH. Gjykata e Larte nuk ben asgje. Nuk kthen as pergjigje, as mire, e as keq. Kjo eshte e verteta”, vijon Ceku.
KLSH raportoi dje ne komision mbi shkeljet e konstatuara gjate zbatimit te buxhetit te  vitit 2008. Sipas raportit te lexuar nga Ceku, u mesua fakti se vitin e kaluar, administrata shteterore i ka shkaktuar nje dem buxhetit rreth 1.5 miliarde leke. Demi i evidentuar u krijua me se shumti ne fushen e tatimeve dhe doganave, me rreth 1.1 miliarde leke, ndersa pjesa tjeter ne shpenzime dhe prokurime publike. 
 

 
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA