
Me kemben e majte krijon me ngjyra mbi leter. Me kete kembe Kledi, fale vullnetit dhe deshires po rilind permes saj.
Vizatimet e Kledit te dala nga dashuria per jeten jane pelqyer dhe vleresuar nga personazhe te njohur publike. Kemba eshte njesuar me vete Kledin 9-vjecar.
Gishtat e shkurter te kembes shkruajne ne kompjuter, presin me gershere, mbajne trupin ne ekuiliber, luajne me kalin loder ne oborr mes shokeve, duke tejkaluar rolin e nje dore a kembe te femijve te zakonshem.
Edukatorja e tij, Greta thote se Kledi tregon shembullin e nje vullneti te lindur.
Per shkak te nje semundjeje te rende qe i ka paralizuar duart, Kledi eshte ne nje fare menyre i detyruar t’i zevendesoje ato me kembet.
Fale mirekuptimit te babit taksist, mamit pastruese dhe gjyshes shtepiake dhe perkushtimit te pazakonte prej profesionisteve te nje qendre rehabilituese italiane, ai ka shpikur vetveten.
Kledi dhe kemba e majte rrugetojne drejt palestres ne krahet e Endrit fizioterapistit. Ketu nis relaksi dhe stermundimi i levizjeve ritmike.
Edhe pse me muskujt e dobet prej semundjes ky fill lidhes ka sjelle permbysjen e realiteteve ne tre vjet sakrifica.
“Sot eshte kollaj te punosh me Kledin. Ka ardhur para tre vitesh ne qendren tone, ndersa prinderit nuk kane patur shume besim pasi nuk i dinin aftesite e vete Kledit”, thote Greta.
E pandryshuar ne fytyren feminore te Kledit, mbetet buzeqeshja e cila shkrin cdo dite e me teper akujt e paragjykimeve .
Top Channel