
Patrick Vieira i leshon nje mesazh te qarte Interit duke kerkuar nje vend ne formacionin baze, ne te kundert do te largohet.
“Nese gjendja nuk do permiresohet atehere do me duhet te marr nje vendim”, shprehet mesfushori francez ne nje interviste per “L’Equipe”. Demtimet e shumta kane bere qe Vieira te shihet si nje lojtar stoli ne radhet e skuadres zikalter, por tashme qe ai e ka marre plotesisht veten kerkon me shume hapesira nga Jose Mourinho.
“Do largohem ne muajin janar? Nese nuk ndryshon dicka mendoj se po. Nese nuk luaj ky eshte nje problem i madh per mua”, shprehet mesfushori qe kerkon te mos humbase boterorin nese Franca kualifikohet. Ne hierarkine e mesfushes, Mourinho e rendit Vieira pas Stankovic, Cambiasso-s, Zanettit dhe Muntari-t.
Top Channel