
Nje nder te akuzuarit per tragjedine e Gerdecit, Shkelzen Madani i eshte drejtuar Gjykates se Tiranes me nje padi civile ku kerkon kompensim per gjashte muaj burgim per nje ceshtje tjeter qe e coi ate ne qeli se bashku me tre zyrtare te tjere te kesaj ministrie.
Ne kerkesen e dorezuar ne gjykate 45-vjecari, ish drejtor i menaxhimit te instalimeve dhe burimeve ne Ministrine e Mbrojtjes nenvizon se Ministria e Financave dhe dega e thesarit duhet t’i paguaje atij leket per burgim te padrejte nga dhjetori 2008 deri ne qershor 2009.
Do te jete gjyqtari Ilir Mystafaj qe do te shqyrtoje kete ceshtje, ndersa dosja e Gerdecit ku Madani gjendet nen akuze gjykohet nga treshja Ridvan Hado, Shefkie Demiraj dhe Fatmira Hajdari.
I akuzuar aso kohe nga prokuroria per korrupsion pasiv dhe falsifikim dokumentash Madani u arrestua per parregullsi ne tendera mbi lendet plasese qe perdoreshin per ndertimin e autostrades Durres-Kukes-Morine. Ndersa ne procesin e gerdecit ish zyrtari madani akuzohet nga prokuroria akuzohet per shperdorim detyre.
Top Channel