Henry: Nje dite do rikthehem tek Arsenal

02/10/2009 14:55

Thierry Henry ka fituar trofe te rendesishem ne Barcelone por sigurisht ne Katalaonje nuk konsiderohet nje idhull si ne Londer ku luajti per 8 sezone me Arsenalin.

Eshte pikerisht dashuria qe ka per “topcinjte” qe e ka bere francezin te mendoje nje rikthim te mundshem ne “Emirates”. “E kam thene perhere se heret a vone do kthehem aty ku jam nisur. E dua Arsenalin dhe nje dite besoj se do rikthehem. Nuk e di ne cfare pozicioni, ndoshta edhe si shites biletash”, shprehet sulmuesi i Barcelones.

Ne vijim ai tregohet i sinqerte dhe thote se trajneri Wenger eshte njeriu me i rendesishem i klubit. “Dua te flas hapur, nuk e shikoj dot Arsnalin pa Wenger”, perfunndon ai.

Top Channel