
Rezultati tregon qarte supermacine e Lacios e cila shkaterroi 4-0 Levskin e sofies ne transferte. lacialet kane kaluar shume shpejt ne avantazh, nje aksion i nisur nga kembet e Zarates perfundohet nga Matuzalem.
Brenda pjeses se pare ka qene vete Zarate qe dyfishon rezultatin duke i dhene siguri per tre pikes skuadres se Balardinit. Ne pjesen e dyte italianet jane serish dominues dhe te papermbajtshem. Megni ne minuten e 67-te shenon golin e trete me nje goditje te pakapshme per portierin vendas dhe vetem 6 minuta me vone serish Roki i cili pasi ka tribluar edhe portierin shenon golin e katert.
Verderi ka regjistruar 3 pike te tjera ne grupin L pas fitores 3-1 ndaj Atletiko Bilbaos. Hant hap serine e golave qe ne minuten e 19-te dhe ne minuten e 41-te Martins i siguron fitoren skuadres gjermane me golin e dyte.
Ne 45 minutat e mbetura Verderi mbetet me 10 lojtare Niemajer merr kartonin e dyte te verdhe dhe le skuadren me 10 lojtare, megjithate ne mbyllje te takimit shenon Frings me 11-metersh dhe Lorente golin e vetem per Bilbaon.
Ndersa Salzburgu ben surprizen pasi ka mundur 2-0 Vilarealin. Janko kalon vendasit ne avantazh ne minuten e 21-te, ndersa Tcoi dyfishon rezultatin me golin e shenuar 5 minuta perpara perfundimit te ndeshjes.
Evertoni ka regjistruar fitoren e dyte ne Grupin I pasi ka mundur Bate Borisov ne fushen e ketyre te fundit. Vendasit kaluan te paret ne avantazh me Lihtarovish duke shpresuar per tre piket ne fushen e dyte por me ndryshimin e portave ne pjesen e dyte permbyset edhe rezultati. Fellaini ne minuten e 68-te barazon shifrat ne 1-1 pas nje goditje me koke dhe vetem 10 minuta me pas Kahill shenon edhe golin e dyte dhe i jep nje tjeter fitore skuadres angleze.
Romes i kane mjaftuar 23 minutat e para te takimit me bullgare te CSKA-se se Sofjes per te mbyllur takimin. Verdhekuqte fituan me rezultatin 2-0.
Nderkaq Rapidi i Vjenes ku luan edhe sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi pas fitores ndaj Hamburgut 3-1 ne Austri arrijne serish nje rezultat pozitiv, kete radhe ne Skoci ku arrijne t’i marrin nje pike Selltikut vendas. Ndeshja perfundoi me rezultatin 1-1.
Top Channel