Durres, nis privatizimi i ish-kabinave

02/10/2009 08:35

Familjet e pastreha qe jetojne  me qira ne ish-kabinat e plazhit do te perfshihen ne  procesin e privatizimit te tyre.

Kjo eshte vendosur me shumice votash ne mbledhjen e fundit te Keshillit Bashkiak te Durresit, ndersa eshte vendosur me mbeshtetjen e te gjitha paleve te politikes ne keshill prishja e kateve pa leje te nje godine shumekateshe ne afersi te portit detar.

Ne mbledhjen e tij te pare pas zgjedhjeve parlamentare, Keshilli Bashkiak i Durresit ka pranuar betimin e dy keshilltareve te rinj: Rezart Kthupi dhe Eduart Prenga, qe zevendesojne perkatesisht dy perfaqesuesit e PD-se dhe PS-se, Igli Cara dhe Gazmir Bizhga, qe u zgjodhen deputete ne Parlament.

Me pas eshte miratuar fillimi i procedurave te privatizimit per afro 500 familje, te cilat prej afro dy dekadash jane strehuar ne ish-kabinat e plazhit te Durresit, te perqendruara ne 11 objekte, me vendim te komitetit ekzekutiv pluralist qe funksiononte ne vitin 1991. Grupi i keshilltareve te Partise Demokratike i mbeshtetur edhe nga keshilltaret e LSI-se paraqiti kerkesen e banoreve per nisjen e procedurave te privatizimit te apartamenteve te tyre, dikur kabina pushimi per qytetaret.

Miratimi i kerkeses i kthen ne pronare banoret aktuale qiramarres dhe zhbllokon perfundimisht transaksionet dhe investimet mbi keto godina. Vendimi u miratua me shumice votash. Nderkaq, gjate mbledhjes, keshilli bashkiak i hapi driten jeshile vendimit te bashkise per te prishur 4 katet e ndertuara pa leje mbi nje pallat shumekatesh me platforme rrotulluese prane hyrjes se portit detar.

Sipas kryebashkiakut Dako, mbi pallat jane ndertuar edhe kater kate te tjera te paligjshme, bazamenti i te cilave ka dale jashte perimetrit te ndertimit dhe perben nje rrezik real per banoret. Kreu i bashkise u beri me dije keshilltareve se pallati 12-katesh qe eshte ndertuar 10 vjet me pare perballe katedrales ortodokse te Shen Palit dhe Shen Astit, pikerisht prane hyrjes nr. 2 te portit detar ka marre nje leje tjeter ne vitin 2002 per te ngritur dy kate dhe nje platforme rrotulluese.

Dako tha se pas gjobes prej 1 milion lekesh ndaj firmes se ndertimit eshte bere nje kallezim penal ne organet e drejtesise, ndersa per prishjen e kater kateve pa leje eshte kerkuar mbeshtetja e specialisteve dhe mjeteve te Inspektoratit Kombetar Ndertimor.

Top Channel