Britania, ndihme Shqiperise per prostitucionin

02/10/2009 08:10

30 mije femra shqiptare mendohet se punojne si prostituta ne tregjet boterore.

Studimet e bera publike nga Ambasada Britanike tregojne se rreth 60 % e vajzave  te trafikuara te jene ne moshe te vogel. Por ajo qe e ben edhe me te veshtire zgjidhjen e ketij problemi eshte se 90 % e   vajzave 14 vjecare qe jetojne ne zonat rurale nuk shkojne ne shkolle edhe sepse kane frike se mos behen pre e trafikimit.

Ky problem ka terhequr edhe vemendjen e diplomateve. Ambasadorja britanike ka  kerkuar forcimin e masave nga Qeveria Shqiptare. Ajo thote se  Shqiperia do te kete mbeshtetjen e plote te Qeverise Britanike per te luftuar kete fenomen, i cili nuk eshte zhdukur por mbetet aktual.

Diplomatja britanike ka kerkuar jo vetem marrjen e masave me te forta nga Qeveria Shqiptare por edhe rritjen e informimit te te rinjve qe te mos behen pre e trafikimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA