Besa ne Erseke, Canaj kerkon surprizen

02/10/2009 08:10

Agim Canaj do te debutoje  ne stolin e Gramozit, vetem pese pas emerimit, ne  sfiden ku kolonjaret luajne sot me Besen.

Ne ndeshjen e pare te javes se gjashte te Kategorise  Superiore, debutuesit kerkojne te perfitojne nga faktori fushe, dhe pse jo t’u rrembejne pretendenteve per titull pike te rendesishme. Ne Erseke besojne se mund te qendrojne mes me te mireve dhe per te realizuar kete objektiv jane te nevojshme te gjitha piket e mundshme.

Afrimi i 47-vjecarit Canaj shihet si nje menyre per t’i transmetuar skuadres mentalitetin per te mbijetuar, ndersa fitorja e arritur ne fundjaven e kaluar me Flamurtarin shihet si nje stimul me shume. Gjithsesi, handikap mbetet koha e paket qe trajneri ka pasur ne dispozicion per te punuar me skuadren.

Nuk perjashtohet qe drejtuesi i ri i stolit te mbeshtetet ne ndihmen e ish-trajnerit, Ilir Qirjako, edhe pse ky i fundit eshte larguar ne menyre te papritur nga posti qe mbante. Deri me tani Gramozi ka regjistruar nje fitore, nje barazim dhe nje humbje ne fushen e tij, ndersa renditet ne vendin e tete me 5 pike ne po kaq ndeshje. Ne anen tjeter, kavajasit e kane te qarte se luajne perballe nje skuadre te veshtire, mbi te gjitha tashme qe aty punon Canaj.

Edhe pse ne leter jane dukshem me te forte, verdhezinjte e drejtuar nga Shpetim Duro e kane te ndaluar qe ta nenvleresojne kundershtarin. Sfida me kolonjaret vlen edhe si nje reagim per paraqitjen e dobet te fundjaves se kaluar: pavaresisht rasteve te shumta per shenim, Besa fitoi vetem 1:0 me Skenderbeun. Tri piket jane vendimtare per te ruajtur ecurine pozitive dhe per te mos i lejuar Dinamos qe te shkeputet.
Java e kampionatit vazhdon te  shtunen me tri ndeshje. Tirana pret ne fushen e saj Kastriotin, Dinamo udheton drejt Lacit, ndersa ne Peqin luhet sfida Shkumbini-Teuta.

Per bardheblute, sfida me krutanet shihet si nje menyre per te dale nga kriza e rezultateve, ndersa nje humbje tjeter (pas asaj ne Fier) mund te sjelle largimin nga detyra te trajnerit Ilija Loncarevic. Te dielen luhen dy ndeshjet e fundit te ketij turni: Skenderbeu-Apolonia dhe Flamurtari-Vllaznia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA