Berisha: Vrasja e mjekut, akt i shemtuar

02/10/2009 12:45

Kryeministri Sali Berisha denoi sot aktin e vrasjes se mjekut radiolog ne spitalin e Durresit, Fatmir Thaci.

“Vrasja e nje prej pjesetareve te bluzave te bardha eshte akt i shemtuar dhe trondites. Autori duhet te marre denimin maksimal per krimin e kryer”, thuhet ne reagimin e kryeministrit.

Pas kesaj ngjarjeje, shefi i qeverise kerkoi nga Ministria e Brendshme qe te marre masat
e duhura per te mbrojtur dhe garantuar jeten e punonjesve te shendetesise.

Nje person vrau sot me arme zjarri ne koke mjekun radiolog Fatmir Thaci ne ambientet e spitalit duke shkaktuar panik mes punonjesve dhe pacienteve.

Ngjarja, sipas informacioneve te deritanishme, ndodhi per motive xhelozie.

Top Channel