Banda e Lushnjes, shtyhet procesi

02/10/2009 13:35

Ka deshtuar serish procesi ndaj pjeses se dyte te Bandes se Lushnjes per shkak te avokateve mbrojtes, ndersa Gjykata e Krimeve te Renda eshte detyruar, qe ne rrethana te tilla pervecse te shtyje seancen per javen e ardhshme te njoftoje Dhomen e Avokatise dhe Ministrine e Drejtesise.

Procesi ndaj Arben Boricit dhe te tjere ndodhet ne fazen e marrjes se deshmive. Megjithate ata qe konsiderohen si deshmitaret me te rendesishem kane arritur te flasin para gjykates mbi ngjarjet e 97-98 per te cilat akuzohen 7 persona te tjere nga banda e Aldo Bares.

Prokuroria e Krimeve te Renda i akuzon ata per vrasje me paramendim, organizate kriminale dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake.

Top Channel