U-17 humbet 3-2 edhe kunder Luksemburgut

01/10/2009 10:25

Nje zhgenjim total. Ky eshte  perkufizimi me i pershtatshem per perfaqesimin e Kombetares Under-17 ne eliminatoret e Kampionatit Europian te kesaj moshe.

Kuqezinjte e drejtuar nga trajneri Ardian Mema humben edhe ne ndeshjen e trete te Grupit 11, perballe modesteve te Luksemburgut. Edhe pse kryesonin me rezultatin 2:0, 17-vjeçaret shqiptare nuk arriten te ruajne avantazhin ne 8 minutat e fundit te takimit.

Golat e shenuar nga sulmuesi i Akademise se Interit, Fabio Hoxha, dhe nga Benkert Abdija, lojtar qe se fundmi eshte transferuar nga ekipet zinxhir te Grosetos te Siena, nuk mjaftuan per te marre tri piket e para. Rastet e shqiptareve per shenim kane qene te shumta, por ato nuk jane shfrytezuar si duhet.

Ne anen tjeter, 17-vjeçaret e Luksemburgut realizuan me Muslji ne te 72-en, Basto tri minuta me pas dhe Moro ne minuten e pare shtese te ndeshjes 80-minuteshe (takimet e kesaj moshe luhen me dy pjese nga 40 minuta). Skuadra e Memes e mbyll aktivitetin ne vendin e fundit me zero pike ne tri ndeshje dhe 11 gola te pesuar. Me pare ata kishin humbur 5:0 me Hungarine dhe 3:0 me Sllovakine.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA