
Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimi Europian kane rikonfirmuar gjate nje seance degjimore ne Kongresin Amerikan, para Komitetit Amerikan te Helsinkit, vullnetin e tyre per te ndihmuar vendet e Ballkanit Perendimor ne rrugen drejt integrimit europian.
Persa i perket Shqiperise, duke perdorur, me se shumti, gjuhen e raportit te ODIHR-it per zgjedhjet, ne analizen e Bashkimit Europian, kuptohet se pa arritur te gjitha standartet, dhe per kete pergjegjese behen partite politike, rruga e integrimit nuk do te jete e lehte.
“Zgjedhjet e 28 qershorit ne Shqiperi treguan nje progress te qarte ne krahasim me zgjedhjet e meparshme, perfshire edhe permiresimet ne regjistrimin dhe identifikimin e votuesve dhe ne ate te kornizes ligjore. ODIHR-i gjykoi se zgjedhjet permbushen pjesen me te madhe te angazhimeve te OSBE-se, por nuk arriten te realizojne potencialin e Shqiperise per te permbushur standartet me te larta te zgjedhjeve demokratike. Hapesira per permiresim u identifikuan ne numerimin e votave, anesia e mediave dhe presioni gjate fushates mbi nepunesit civile nga partite politike ne qeveri. Por qeveria e re e Shqiperise ka pranuar keto te meta dhe eshte angazhuar t’i trajtoje ato ne te ardhmen”, thote zevendesndihmes sekretari i shtetit per ceshtje europiane, Stjuart Xhons.
Gjate seances degjimore ne komitetin e Helsinkit, i pyetur per autostraden Durres-Kukes, Jones vleresoi se autostrada eshte nje pasuri e jashtezakonshme per te gjthe rajonin, sepse nuk lehteson vetem transportin e Shqiperise me Kosoven, por te te gjitha vendeve ne rajon.
Top Channel