Rafael Nadal, gati per te rimarre primatin

01/10/2009 17:25

Rafael Nadal ndihet i gatshem per te rinisur edhe nje here nga e para rrugetimin per te arritur ne maje te tenisit boteror.

Pasi fitoi grand slam-in e pare te sezonit ne Melbourne te Australise, spanjolli pesoi nje demtim, cka i beri te humbase vendin e pare ne renditje dhe tre grand slam-et me te rendesishme te sezonit, por tashme ai ndihet plotesisht i sheruar.

Ai shprehet se tashme nuk ndien me asnje dhimbje ne shpine dhe eshte plotesisht i gatshem per te luajtur ne Kupen Davis. Spanjolli u mund ne gjysmefinalen e US Open nga fituesi i ketij turneu, argjentinasi Del Potro.

23 vjecari nga Majorka ben me dije se do marre pjese edhe ne turneun  e Kines si dhe ate te “Atp World Tour Finals” ne Londer.

Top Channel