
Nenkryetari i Partise Demokratike, Astrit Patozi ka folur ne “Top Story” per legjitimitetin dhe projektet e qeverise se re.
“Qeveria ka filluar punen normalisht. Eshte nje qeveri qe ka marre votebesimin e parlamentit dhe jo vetem mbeshtetet nga maxhoranca, por ne nje fare menyre monitorohet nga kjo maxhorance. Ne presim shume me teper nga kjo qeveri sepse kjo qeveri ka nje sfide me paraardhesen e vet. Pavaresisht se qeveria e 4 viteve te shkuara pati suksese te jashtezakonshme, ne presim qe deviza e Shqiperise europiane dhe prgrami i qeverise te kete ritme shume te shpejta. Nuk tolerohet qofte edhe barazimi”, theksoi Patozi.
Me tej, ai tha se qeveria e re i ka numrat solide dhe eshte nje nga me solidet e 20 viteve te fundit. “Kjo qeveri i ka te mjaftueshem numrat dhe eshte qeveria me solide qe Shqiperia ka pasur ndonjehere”, shton deputeti demokrat. Patozi komentoi edhe mungesen e opozites ne Parlament, duke pohuar se i vjen keq per mospjesemarrjen, por shtoi se Partia Demokratike nuk mund t’i plotesoje keto kerkesa pasi nuk ka ne dore hapjen e kutive te votimit.
“Opozita mungon ne Parlament per shkaqet e saj. Pres qe opozita te vije ne Parlament qe te vazhdojme bashkarisht reformat e nisura dhe per te hequr cdo njollen e Shqiperise si nje vend jo normal”, nenvizon Patozi. Sipas tij, i vetmi kontakt qe PD dhe kryetari i saj Berisha ka me kutine e votimit, eshte kontakti ne diten e zgjedhjeve.
“Ne nuk kemi mundesi te marrim atributin e KAZ-se dhe gjykatave. Ristani qe konsiderohet si njeriu i maxhorances ka marre po aq vota sa Subashi. Gjykatat e Shqiperise, ne asnje rast nuk mund te mendohet se jane derivate te PD-se. Ligji nuk percakton qe sa here t’i teket 2 anetareve te KQZ-se, kutite te hapen pa asnje argument. Ne po i themi opozites se ju duhet te vini te dialogojme ne institucion, ne Parlament. Ne kemi thene qe te gjitha kerkesat e opozites do t’i trajtojme me seriozitet me kusht qe te jene kushtetuese”, sqaron numri 2 i selise blu.
Ne vijim, Patozi ka folur edhe per bashkepunimin me LSI-ne, duke e cilesuar kete marreveshje si normale. “Hyme ne zgjedhje me bindjen qe koalicioni jone do kishte numrat e nevojshem per ta krijuar i vetem qeverine. Ne kemi arritur nje objektiv shume madhor, ne fituam zgjedhjet dhe rikonfirmuam pushtetin e Partise Demokratike. Ndodhi qe pa asnje kompleks, ne bashkarisht lexuam si duhet vendimin e sovranit. Kjo eshte nje aleance vullnetesh dhe programesh sepse jo rastesisht kur PD hyri ne fushate me devizen ‘Shqiperia europiane’, nuk kishte parasysh Ilir Meten. LSI ka pasur si vektor te vetin integrimin apo Europen. Dhe ne kete rast ka nje perputhje te jashtezakonshme programore”, shprehet deputeti demokrat.
Top Channel